Një grup tifozësh të Holandës janë kritikuar dhe akuzuar për racizëm, pasi ishin maskuar si idhulli i skuadrës së tyre kombëtare, Ruud Gullit, gjatë ndeshjes së të dielës kundër Polonisë në Euro 2024.
Edhe pse rezultati bëri që të gjithë të largoheshin të lumtur nga stadiumi, lyerja e fytyrës me bojë të zezë për të ngjarë si Gullit, nuk është pëlqyer.
“Fytyra e zezë” është një traditë që praktikohet prej gati 200 vitesh në Holandë dhe ka domethënie historike, por njëkohësisht shihet si veprim racist.
Në Holandë, njerëzit e bardhë lyenin fytyrën me bojë të zezë për të krijuar personazhin e Zwarte Piet - ose Piteri i Zi - ndihmësi i Santa Claus për Krishtlindje. Shfaqja e këtij personazhi në jetën publike në vitet e fundit është kritikuar së tepërmi. (A2 Televizion)