Pavarësisht se sot nis Europiani në Mynih, zemra dhe sytë e gjithë shqiptarëve janë në Dortmund, e më saktë në stadiumin “Signal Iduna Park”. Të gjithë sapo i përmendet ky impiant, mendja na shkon te “Muri i Verdhë” dhe tifozeria e flaktë e Dortmundit që gjithmonë krijon një atmosferë elektrizuese. E tillë pritet të jetë dhe sot.
Këto janë disa të dhëna për impiantin që Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë. “Signal Iduna Park” është ndërtuar në më 2 prill 1974, në kuadër të Botërorit të atij viti. Është rinovuar katër herë që atëherë. Në këtë europian, ky stadium do të presë gjashtë ndeshje, duke përfshirë dhe një gjysmëfinale, më 10 korrik.
Dueli Shqipëri- Itali ka pasur një interes të jashtëzakonshëm me 62 mijë vende që janë shitur të gjithë biletat prej kohësh ndërsa kur luan skuadra e Dortmundit, numri shkon dhe në afro 80 mijë. Njihet për tarracën më të madhe të tifozëve që qëndrojnë në këmbë apo siç njihet nga e gjithë bota “Muri i verdhë” me 25 mijë tifozë dhe ky impiant ka një kosto prej 200 milionë eurosh në total. (A2 Televizion)