Itali-Shqipëri e drejton arbitri gjerman, ka qenë i përfshirë në një skandal trukimesh

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 12:19 | Live Euro 2024

Felix Zwayer do të jetë arbitri kryesor që do të drejtojë ndeshjen e parë të Shqipërisë në Euro 2024, atë ndaj Gjermanisë më 15 qershor në orën 21:00.

Ndërkohë, asistentë të tij në këtë takim të shumëpritur nga miliona shqiptarë në botë do të jenë Stefan Lupp, Marco Achmüller, qytetar i katërt do të jetë Daniel Siebert, ndërsa Bastian Dankert është gjyqtar i VAR.

Zwayer është një personazh i shumëdiskutuar, pasi në vitin e largët 2005, ai u pezullua për 6 muaj nga arbitrimi pasi u përfshi në një skandal trukimesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos