Lojtarët vendimtarë, sekreti i Pickford dhe hakmarrja e Bukayo Saka

Nga Erald Kodhelaj
6 Korrik 2024, 23:12 | Live Euro 2024

Lojtarët vendimtarë, sekreti i Pickford dhe hakmarrja e Bukayo Saka

Përveç saktësisë së futbollistëve që ekzekutuan penalltitë, çelësi i suksesit të Anglisë ishte edhe portieri Xhordan Pikford. Gardiani kishte shënuar në shishen e ujit krahun e preferuar ku të gjithë futbollistët e Zvicrës i godasin penalltitë e tyre.

Në rastin e pritjes përballë Akanzhit, në shishen e Pikford shkruhej: HIDHU MAJTAS! Ai ishte episodi vendimtar që vendosi sfidën. Një tjetër futbollist i Anglisë që shkëlqeu kundër Zvicrës ishte edhe Bukajo Saka. Në finalen e Euro 2020, sulmuesi i Arsenalit humbi penalltinë.

Këtë herë ai shënoi golin e barazimit për ishullorët dhe realizoi në mënyrë perfekte 11-metërshin e tij. Një hakmarrje ndaj kritikëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos