Shqipëria zbret në “Signal Iduna Park”, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen para Italisë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 19:29 | Live Euro 2024

Kur na ndajnë pak më tepër se 24 orë nga sfida e mbrëmjes së të shtunës përballë Italisë, me të cilën Shqipëria do të çelë Europianin për Grupin B, kuqezinjtë e Silvinjos kanë prekur për të parën herë fushën e blertë të “Signal Iduna Park”.

Djemtë e kombëtares kanë zhvilluar seancën stërvitore zyrtare në tapetin e impiantit 81 mijë vendësh të Dortmundit, ku pritet që nesër “Muri i Verdhë” të zëvendësohet nga një “Muri Kuqezi” me mbi 50 mijë tifozë.

Atmosfera në kampin kuqezi duket pozitive, teksa pamjet nga stërvitja tregojnë djemtë tanë duke buzëqeshur teksa marrin direktivat e fundit nga Silvinjo dhe stafi teknik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Pak para stërvitjes, tekniku brazilian i Kombëtares dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën edhe në konferencën për media, ku theksuan se Shqipëria do të luftojë për çdo pikë pavarësisht kundërshtarëve si Italia, Spanja dhe Kroacia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos