21 ekipe shkojnë në Gjermani, 3 biletat e fundit presin play off-in

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 16:47 | Futboll

21 ekipe shkojnë në Gjermani, 3 biletat e fundit presin play off-in

Mbrëmja e të martës mbylli dhe fazën e kualifikueseve për në Europianin e 2024. 21 ekipe kanë prerë zyrtarisht biletën për në Gjermani ndërsa tani vëmendja është tek shorti i dy dhjetorit aty ku këto kombëtare janë ndarë në 4 vazo.

Shqipëria, duke marrë për bazë renditjet dhe pikët në grupe, është e konfirmuar në vazon e dytë, por kjo nuk do të thotë që kemi lënë pas kundërshtarët e vështirë. Pasi të tillë ka dhe në vazon e katërt apo të tretë.

Holanda është në vazon e tretë ndërsa Italia ka përfunduar tek e katërta për të mos përmendur ato të vazos së parë ku ndodhen superfuqitë si Gjermania, Portugalia, Spanja, Franca, Anglia apo Belgjika.

Ndërkohë 3 biletat e fundit në vazon e katërt do të shpërndahen tek fituesit e play-off-it.

Në grupin A, Poloni sfidon Estoni ndërsa Uellsi luan me njërën prej Finlandës dhe Ukrainës apo Islandës, të treja këto ekipe e kanë siguruar të drejtën për në play off europian, por do të duhet një tjetër short për të përcaktuar se cila prej tyre do të ndeshet me kë.

Në grupin B, Izraeli përballet me Ukrainën ose Islandën ndërsa Bosnja Hercegovina me Finlandën ose Ukrainën.

Vetëm në ligën C, takimet janë zyrtare me Gjeorgjinë që luan ndaj Luksemburg ndërsa Greqia përballet Kazakistanin. Shorti i fazës së play off-it do të hidhet këtë të enjte në Nion të Zvicrës . Gjysmëfinalet do të luhen në 21 mars ndërsa finalet më 26 mars.  

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos