4 gola radhazi, Daku i papërmbajtshëm në Rusi

Nga A2 CNN
23 Gusht 2024, 20:53 | Futboll

4 gola radhazi, Daku i papërmbajtshëm në Rusi

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer me Rubin Kazanin, teksa mbrëmjen e së premtes realizoi golin e katërt radhazi dhe të pestin në 6 javët e para të kampionatit rus. 

Sulmuesi i Kombëtares i dhuroi avantazhin Rubinit në minutën e 45-të, duke shënuar me 11-metërsh.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 falë golit të Dakut.

Mirlind Daku luajti 89 minuta në fitoren 2-0 të ekipit të tij.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos