Përveç suksesit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Edhe pse 40 vjeç, portugezi mbetet vendimtar për kombëtaren e tij.
Ronaldo realizoi golin e 138 në 221 ndeshja me luzitanët ndërsa pas fërshëllimës finale portugezi shpërtheu ne lot.
Në gjithë karrierën e tij, ai ka shënuar 938 gola dhe ka fituar 35 trofe në klube dhe me kombëtaren. 40 vjeçari ka qene fitues ne tre finale me Portugalinë.
Triumfi i tij në Kampionatin Europian 2016 ka qenë një moment historik, pasuar nga fitimi i edicionit të parë të “Nations League” në vitin 2019 dhe këtë vit kur luzitanet e fituan për herë të dytë.
Finalja e Ligës së Kombeve mund të jetë edhe turneu i fundit ndërkombëtar për Ronaldon, që mbyll një kapitull historik me një tjetër trofe. (A2 Televizion)