Luciano Spalletti nuk do të jetë më trajneri i Italisë.
Ka qenë vetë tekniku ai që ka zbuluar vendimin për mediat italiane në konferencën e zakonshme para ndeshjes ndaj Moldavisë.
“U takova me Presidentin e Federatës dhe më ka komunikuar se do të shkarkohem nga roli i trajnerit të përfaqësueses. Personalisht ndjej keqardhje, unë nuk kisha ndërmend që të tërhiqesha", tha Spalletti, shkruan A2.
"Patëm disa rezultate negative, por gjithmonë jam munduar të marr më të mirën nga skuadra. Deri nesër në darkë do të drejtoj, nga pasnesër jo më", shtoi Spalletti.
Në grupin I të kualifikueseve të Botërorit, Italia ndodhet në vendin e parafundit me 0 pikë, pas humbjes ndaj Norvegjisë, me nordikët që duket se e kanë siguruar vendin e parë pas 3 fitoreve në 3 ndeshjet e para të luajtura.
(A2 Televizion)