Letoni-Shqipëri, drejtësia do të vendoset nga arbitri që u rrah në fushë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 07:33 | Futboll

Letoni-Shqipëri, drejtësia do të vendoset nga arbitri që u

Të martën, kombëtarja shqiptare do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Në prag të kësaj përballje të rëndësishme, UEFA ka zbuluar emrat e arbitrave që do të drejtojnë takimin.

Për ndeshjen është caktuar një trupë gjykuese nga Turqia. Arbitër kryesor do të jetë Umut Meler, një emër i njohur dhe shpesh i diskutuar në arenën ndërkombëtare, sidomos pas një incidenti të bujshëm në dhjetor të vitit 2023, ku u sulmua fizikisht nga presidenti i klubit turk Ankaragucu, pas përfundimit të ndeshjes ndaj Rizespor.

Në krah të tij do të jenë ndihmësit Kerem Ersoy dhe Ibrahim Uyarcan, ndërsa arbitër i katërt është përzgjedhur Oguzhan Cakir. Sistemi VAR do të kontrollohet nga dy arbitra gjermanë: Harm Osmers si VAR kryesor dhe Daniel Schlager si asistent.

Përballja në Riga pritet të jetë vendimtare për shpresat e Shqipërisë drejt kualifikimit për në Kupën e Botës, dhe drejtësia në fushë do të jetë në fokus të veçantë, duke marrë parasysh rëndësinë dhe ndjeshmërinë e këtij takimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos