Liga e Kombeve/ Franca ngushëllohet me "finalen e vogël"

Nga A2 CNN
8 Qershor 2025, 18:17 | Futboll

Liga e Kombeve/ Franca ngushëllohet me "finalen e vogël"

Franca është fituesja e vendit të tretë të Ligës së Kombeve, pasi mposhti 2-0 Gjermaninë në finalen e vogël.

Një ndeshje ku u luajt hapur dhe plot raste nga të dyja skuadrat, me Francën që u tregua më e saktë para portës, teksa gjeti rrjetën në fundin e pjesës së parë me Mbappe, shkruan A2.

Gjermanët barazuan me Undav, por goli iu anulua për një faull ndaj Rabiot.

Në fund, kundërsulmi perfekt i Mbappe me asistin për Olise vulosi fitoren e francezëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos