Vendimi për ish-krerët e UÇK, Kuvendi miraton deklaratën për Gjykatën Speciale

Nga Rosalba Bejdo
28 Shtator 2026, 18:21 | Politikë

Në seancën e tij të parë plenare pas konstituimit, Kuvendi I Kosovës miratoi një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ligjvënësit I dhanë dritën jeshile me 99 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deklarata u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa teksti i saj u harmonizua nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare. Në të Kuvendi shpreh shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish krerëve të UCK. 

Ai ngre shqetësime edhe për mungesën e transparencës dhe shkeljen e standardeve të gjykimit të drejtë. Kuvendi e konsideron të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal, si dhe përgjegjësinë që, mbi atë përfundim, i është atribuuar secilit prej tyre.

Përmes deklaratës, Kuvendi u kërkon të gjitha institucioneve shtetërore të ndërmarrin veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare. Ai bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, me veprime juridike, institucionale dhe diplomatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos