Volejboll/ Polonia pushton Europën, mund Francën dhe mbron titullin

Nga Dea Kozma
28 Shtator 2026, 18:33 | Sporte të tjera

Polonia është sërish në majën e volejbollit europian! Kombëtarja polake mposhti Francën me rezultatin 3–1 në finalen e EuroVolley 2026, të zhvilluar në Milano, duke mbrojtur titullin e fituar në vitin 2023.

Një finale spektakolare, ku polakët fituan setin e parë 31–29, të dytin 25–19, ndërsa Franca reagoi në të tretin, 25–20, shkruan A2.

Por, Polonia riktheu kontrollin në setin e katërt, duke triumfuar 25–16 dhe duke siguruar trofeun.

Ky është titulli i tretë europian në historinë e Polonisë, pas atyre të vitit 2009 dhe 2023, ndërsa bëhet skuadra e dytë në shekullin XXI që arrin të mbrojë titullin europian.

Suksesi i siguron gjithashtu Polonisë një vend në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit 2028. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos