Barcelona, Bayern dhe Inter, janë 3 ekipet e para që arritën të sigurojnë një biletë për çerekfinalet e Champions League.
Fillimisht ishte Barcelona që triumfoi 3-1 ndaj Benfica-s pasi kishte fituar 1-0 edhe në ndeshjen e parë në Portugali.
Ndërkohë, Interi fitoi edhe takimin e dytë ndaj Feyenoord-it 2-1, ku Kristjan Asllani u aktivizua me nisjen e pjesës së dytë.
Bayerni nuk e pati të vështirë ta mposhtte edhe në ndeshjen e dytë Leverkusenin, duke siguruar edhe ai një biletë për në çerekfinale.
Në anën tjetër, Liverpooli nuk mundi të mbante rezultatin e takimit të parë në Francë ndaj PSG-së, pasi ishin miqtë që fituan 0-1 në Angli dhe takimi shkoi në shtesë për të përcaktuar skuadrën e katërt në çerekfinale. (A2 Televizion)