All - Paragraf - 1
Situatë e tensionuar te Liverpuli, ku Mohamed Salah dhe Trent Aleksandër-Arnorld u përleshën fizikisht në stërvitje. Ylli egjiptian i kërkoi shokut të ekipit “të tregonte respekt” gjatë seancës mjaft të luftuar.
All - Paragraf - 3
Salah i’u afrua gjatë gjithë kohës duke qeshur, teksa qëndrimi i mbrojtësit ishte dukshëm më serioz.
Lojtarët e tjerë të skuadrës ndërhynë për t’i ndarë, teksa Liverpuli njoftoi se nuk ka asnjë situatë serioze në dhomat e zhveshjes.
Edhe pse dy futbollistët u panë duke buzëqeshur në fund të stërvitjes, imazhet e tensionit ndërmjet tyre në fushë nuk ishin pamje aspak të bukura.
Kjo edhe për faktin se e ardhmja e tyre në "Anfilld Roud" mbetet e paqartë, pasi lojtarëve u përfundon kontrata në fund të sezonit. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4