PSG ka eliminuar Liverpoolin në Champions League. Skuadra e Slot e mbylli e para fazën e grupeve dhe dukej një nga favoritet kryesore për fitimin e titullit, por nuk kaloi dot PSG.
Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Paris, Liverpool ishte favorit edhe në sfidën e kthimit në "Anfield", shkruan A2. Por, pas një nisjeje të vrullshme, ishin miqtë që gjetën golin me Dembele.
Ndeshja vijoi me raste në të dyja portat, ku Donnarumma dhe Alison u bënë vendimtarë me ndërhyrjet e tyre. 90 minutat e kohës së rregullt dhe 30 minutat e shtesës përfunduan 0-1 dhe u deshën 11-metërshat për të përcaktuar çerekfinalistin e radhës.
PSG i shënoi të katër goditjet, ndërsa te Liverpool gabuan Nunez dhe Jones, të ndalur nga Donnarumma, i cili u shpall edhe lojtari i ndeshjes. (A2 Televizion)