Ekipet shqiptare nuk dinë të shënojnë gol

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 18:44 | Futboll

Ekipet shqiptare nuk dinë të shënojnë gol

Tre ndeshje, vetëm dy gola dhe asnjë fitues. Edhe pse Superiorja është futur në një fazë të nxehtë të sezonit, ku skuadrat e sipërme po synojnë 4 vendet e para dhe pjesa të tjetër po luftojnë për mbijetesë, ku janë të gjitha në lojë, fitorja duket një tabu për të gjithë.

Tirana-Vllaznia, klasikla e futbollit shqiptar, u zhvendos në Elbasan Arena këtë javë. Bardheblutë gjenden në një moment tejet të vështirë dhe 3 pikët do të ishin një shpresë e madhe për ta për të dalë nga zona e ftohtë, por sërish nuk ia dolën përballë shkodranëve që duken të sigurt në 4 vendet e para. Në fund u mbyll 0-0.

Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe në Durrës ndeshja mes Teutës dhe Elbasanit. Verdheblutë dominuan, por në fund takimi u mbyll pa gola.

Në barazim, por 1-1, përfundoi ndeshja tjetër e kësaj jave, ajo mes Egnatias dhe Laçit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos