Arbitri akordoi 11-metërsh, Tirana braktis ndeshjen ndaj Elbasanit

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 19:37 | Futboll

Arbitri akordoi 11-metërsh, Tirana braktis ndeshjen ndaj Elbasanit

Elbasani dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Superiores, ndeshje të cilën bardheblutë e braktisën për disa minuta pas akordimit të një penalltie për vendasit.

Tirana kaloi e para në avantazh me Tabekou, shkruan A2. Disa minuta më pas, verdheblutë fituan penallti, ndërsa Tirana nuk ishte me të njëjtin mendim me gjyqtarin Laver Alla. Pasi Tsage e ktheu në gol penalltinë, bardheblutë vendosën të braktisin për disa minuta ndeshjen.

Ekipi u rikthye në fushë dhe rezultati mbeti i pandryshuar. Ky ishte barazimi i tretë radhazi për Tiranën, që vijon të mbetet në vendin e fundit dhe me shumë pak lojtarë në dispozicion pas largimeve të javëve të fundit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos