Portieri lë ndeshjen në mes, çfarë ndodhi në ndeshjen Vora-Bylis

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 17:49 | Futboll

Portieri lë ndeshjen në mes, çfarë ndodhi në ndeshjen

Vora mposhti Bylisin me rezultatin 4-1, në sfidën e vlefshme për javën e 18 të Superiores, që pati edhe një protestë që shihet rrallë në një fushë futbolli.

Episodi i pazakontë ndodhi në minutën e 42-të, kur portieri Vashu i Bylisit vendosi të braktisë ndeshjen, shkruan A2.

Pamjet tregojnë portierin që reklamon një dëmtim ije. Largimi i tij duke mos pritur fundin e pjesës së parë, gjithsesi mbetet i paprecedentë.

Pas ndeshjes, trajneri Josa tha: “Portieri kërkoi ndërrim, për arsye dëmtimi. Nga momenti që ishte fundi i pjesës së parë, thashë të shikojmë gjendjen dhe vendosim për pjesën e dytë”.

Gjyqtari Ermis Çelaj i tregoi kartonin e verdhë për këtë moment portierit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos