
Më herët qarkulluan lajme për zjarre në një zonë industriale, në jug të Moskës.
Në rajonin e Tulës, autoritetet ruse pretenduan se një dron ukrainas i rrëzuar shkaktoi zjarr në një vend industrial të paidentifikuar.
Por tani, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë se janë ata që qëndrojnë pas zjarrit.
Po ashtu thuhet se sulmi kishte në shënjestër një fabrikë gome sintetike që ndihmoi përpjekjet e luftës së Moskës në Yefremov, shkruan A2 CNN.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, thuhet:
"Si pjesë e reduktimit sistematik të potencialit ushtarako-ekonomik të agresorit rus, gjatë natës së 24 dhjetorit, njësitë e Forcave Mbrojtëse të Ukrainës kryen sulme të suksesshme ndaj disa objektivave armike. Në qytetin Yefremov, rajoni Tula i Federatës Ruse, u goditën objektet e Uzinës së Gomës Sintetike Yefremov."
Ushtria e Ukrainës pretendon se kjo fabrikë specializohet në prodhimin e komponentëve për eksplozivë plastikë dhe karburant të ngurtë për raketa.
Thuhet se sulmi shënjestroi edhe sistemin logjistik të Rusisë, por rezultatet e sulmeve ende “po sqarohen”. (A2 Televizion)