
Armando Broja luajti titullar në ndeshjen Burnley-Everton, të përfunduar me rezultatin 0-0.
Ekipi i sulmuesi shqiptar ishte më këmbëngulës për të gjetur golin, por nga 16 goditjet e realizuara, asnjë nuk gjeti kuadratin e portës.
Broja luajti 88 minuta, duke i lënë vendin më pas Flemmingut.
Me pikën e sotme, Burnley i Armando Brojës renditet në vendin e 19, me 12 pikë.
(A2 Televizion)