Finalja e Superkupës, Egnatia përballë dinamos të dielën në Arenën Kombëtare

Nga Dea Kozma
27 Dhjetor 2025, 12:40 | Futboll

Finalja e Superkupës, Egnatia përballë dinamos të

Këtë fundjavë vëmendja e futbollit shqiptar do të kthehet në Superkupën e Shqipërisë në finalen mes Egnatias dhe Dinamos. Fituesja e kampionatit përballë fituesit të Kupës së Shqipërisë. Një sfidë që shkon përtej një trofeu. Në fushë do të zbresin dy nga skuadrat më të mira të sezonit aktual dhe të atij që lamë pas, të vendosura për të mbyllur vitin me një sukses madhor dhe për të fituar trofeun e fundit të vitit futbollistik.

Dy skuadra që luajnë për çdo trofe këtë sezon. Nëse do të shohim 5 përballjet e fundit në çdo kompeticion mes Dinamo-Egnatias, rrogozhinasit kanë fituar dy herë, dy ndeshje kanë dalë në barazim ndërsa një herë ka fituar Dinamo me rezultatin 2-1. 

Mbyllja e kampionatit si kampione dimri është një tregues i qartë se skuadra e Tetovës ka ruajtur ambiciet e larta dhe kjo i jep skuadrës se Tetovës me shumë siguri përballë një rivali si Dinamo, që ka treguar se në ndeshje direkte di të jetë shumë i rrezikshëm. 

Kryeqytetasit me dy fitoret e fundit ne kampionat kane kthyer besimin në skuadër. Sa i përket organikës së skuadrës, grupi do të jetë thuajse i plotë për ndeshjen, me përjashtim të Naser Alijit i cili do të rikthehet me skuadrën në janari. Ndeshja Egnatia - Dinamo do të luhet të dielën në ora 19:00 në Arena Kombëtare në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos