E shtunë e zezë për shqiptarët e Serisë A

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2025, 17:31 | Futboll

E shtunë e zezë për shqiptarët e Serisë A

U luajtën prej orës 15:00 dy duelet e vlefshme për javën e 17 të Serisë A italiane, ku 3 futbollistë shqiptarë ishin titullarë.

Torino e Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit u mposht me përmbysje nga Cagliari me shifrat 1-2, shkruan A2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Vlasiç, ndërkohë që Prati dhe Kilicsoy realizuan për miqtë.

Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Ismajli qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa Asllani u zëvendësua nga Ngonge në minutën e 76-të.

Në duelin tjetër, Lecce e Ylber Ramadanit u mposht me rezultatin 0-3 nga Como. Mesfushori i Kombëtares kuqezi e nisi si titullar, teksa u zëvendësua në minutën 93. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos