Dëmtimi i linjës së furnizimit me ujë në Vlorë, vijon puna për riparimin edhe mbrëmjen e së shtunës

Nga Edi Ruçi
27 Dhjetor 2025, 20:19 | Aktualitet

Dëmtimi i linjës së furnizimit me ujë në Vlorë,

Vazhdon puna për riparimin e defektit në linjën 1000 e cila furnizon qytetin e Vlorës.

Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës po punojnë edhe përgjatë mbrëmjes për të vënë në punë linjën kryesore të qytetit, shkruan A2.

Është gjetur për momentin një zgjidhje provizore, e cila nuk është e përhershme: po bëhet zëvendësimi i pjesës së dëmtuar. Gjithsesi, duhet investim për zgjidhje afatgjatë.

Pas festive të fundvitit pritet të ketë një tjetër ndërhyrje.

Ndërkohë, qyteti me ujë pritet të furnizohet gjatë të dielës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos