Anis Mehmeti shënon tjetër supergol në Angli

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2025, 17:33 | Futboll

Anis Mehmeti shënon tjetër supergol në Angli

Anis Mehmeti shënoi golin e radhës në Angli. Në ndeshjen West Brom-Bristol City ishte pikërisht ai që zhbllokoi takimin.

Mehmeti i shtangu të gjithë në minutën e pestë. Mbrojtja kundërshtare ishte e vendosur mirë, kështu që talenti shqiptar provoi nga distanca.

Për shqiptarin ndërkohë ishte goli i shtatë në këtë edicion të Championship, ndërsa numëron edhe gjashtë asist, shkruan A2.

Edhe pse në formë të mirë, Anis Mehmeti nuk thirret në Kombëtare që nga viti 2023.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos