Në prag të ndërrimit të viteve, në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, patëm kënaqësinë e një bisede të ngrohtë me këngëtaren e mirënjohur Merita Halili dhe bashkëshortit të saj Raif Hyseni.
Çifti ndau emocionet e karrierës së tyre artisitike ndër vite, duke kujtuar këngët hite të kompozuara e të kënduara për publikun e gjërë shqiptar. Merita Halili, këngëtarja ikonë e skenës së muzikës shqiptare dhe bashkëshorti i saj, maestro Raif Hyseni, firzamonivisti i mirënjohur, ka përçuar në familje trashëgimin e muzikës. Vajza e tyre ka ndërthurur një art të veçantë mes muzikës dhe psikologjisë për t’u ardhur në ndihmë familjeve që kanë probleme me divorcet dhe fëmijët që përjetojnë trauma nga ndarja e prindërve.
“Vajza mbaroi për jazz, performancë për këngëtare dhe tani ajo gjeti veten në fushën e psikologjisë. Degë që lidhet me shëndetin dhe që bashkëlidhet të dyja për njerëzit që kanë probleme” – tregoi Merita Halili.
“Vajza po studion masterin për familjet që kanë probleme me fëmijët, familjet që kanë probleme në divorce. Pra lidhen lidhen familjen, divorcet dhe fëmijët” – tregoi Raif Hyseni.
Çifti gjithashtu ndau përjetimet e një karriere të gjatë artistike mes shumë krijimesh dhe sfidash. Mesetro Raif Hyseni ka bërë edhe një revolucion muzikor, që sfidoi një teori 340-vjeçare sa i përketë terapisë muzikore, teksa Merita Halili rrefeu një nga momentet e vështira kur u detyrua të bëjë një operacion të kordave zanore. Një nga zërat më brilant të skenës shqiptare, Merita Halili ndau një fragment nga kënga “E jotja jam, i imi je”, drejtpërdrejt në studio. Kënga është nëj dedikim për çiftin, për dashurinë e tyre dhe mbështetjen e gjatë personale dhe artistike që kanë pasur ndër vite.
Çifti e ndan jetës mes Amerikës, Shqipërisë dhe Kosovës me koncerte dhe aktivitete të shumta muzikore për të qenë pranë publikut shqiptar që aq shumë i duan. Në përfundim të intervistës, Merita dhe Raifi uruan përzemërsisht shqiptarët për festëne fundvitit duke u lutur që në ccdo familje të ketë shëndet dhe lumturi.
Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:00, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionistë që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. (A2 Televizion)