Barça goditet sërish nga dëmtimet, 2 lojtarë të tjerë do mungojnë gjatë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 17:49 | Futboll

Barça goditet sërish nga dëmtimet, 2 lojtarë të

Problemet me dëmtimet po shndërrohen në një makth për Barcelonën, duke i prishur vazhdimisht planet trajnerit Hansi Flik. Skuadra katalanase do të përballet me mungesa të rëndësishme në javët e ardhshme, teksa sot u konfirmuan dy goditje të tjera në kampin blaugrana.

Portieri Joan Garsia do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të meniskut dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për 4 deri në 6 javë. Ky është një tjetër problem i madh pas polemikave të verës me Ter Shtegen, teksa tani pritet që vendin mes shtyllave ta marrë Shezni, shkruan A2 CNN.

Në repartin ofensiv, braziliani Rafinja do të mungojë për rreth tre javë. Stafi mjekësor ka konfirmuar se lojtari mund të rikuperohet në kohë për “El Clasico”-n ndaj Real Madridit, por jo për ndeshjen e rëndësishme kundër PSG-së. Në mungesën e tij, Flik pritet t’i japë më shumë hapësira Marcus Rashfordit, i cili ka impresionuar me paraqitjet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos