Marotta i jep besim të plotë trajnerit Chivu, flet edhe për talentin që pritet të shkëlqejë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 23:27 | Futboll

Marotta i jep besim të plotë trajnerit Chivu, flet edhe për

Një ditë e veçantë për presidentin e Interit, Giuseppe Marotta, i cili u nderua nga Universiteti Bicocca i Milanos me titullin “Laurea honoris causa” në Marketing dhe Tregje Globale. Vetë Marotta e përshkroi këtë moment si “të jashtëzakonshëm, unik dhe të paharrueshëm”, duke falënderuar universitetin, miqtë dhe kolegët e pranishëm. Ai vuri në dukje se kulmi i karrierës së tij ka qenë pikërisht të bëhet president i Interit.

Në fjalën e tij, Marotta u ndal edhe tek çështja e stadiumit “San Siro”, për të cilin së shpejti do të ketë një vendim mbi shitjen. “Milano ka nevojë urgjente për një stadium të ri, modern. Mungesa e kushteve na ka detyruar të heqim dorë nga organizimi i finales së Champions-it dhe jemi jashtë garës për Euro 2032. Shpresoj që institucionet të veprojnë me transparencë dhe kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt”, deklaroi ai, shkruan A2 CNN.

Marotta foli gjithashtu për rolin e politikës dhe shkollës në sport, duke bërë thirrje që fëmijët të kenë mundësi të merren me sport falas.

Sa i përket skuadrës, ai mbrojti trajnerin Chivu, duke e cilësuar “shumë të përgatitur dhe me sens të madh përkatësie interiste”. Presidenti shprehu optimizëm për të ardhmen e tij, ndërsa vlerësoi talentin e ri Pio Esposito, duke paralajmëruar se duhet mbrojtur nga presioni i madh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos