Arsenali fitoi 2-1 ndaj Fulham, duke reduktuar distancën me Liverpoolin kryesues në 9 pikë.
Golat e Merino dhe Saka i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës së Mikel Artetës, ndërsa Muniz në shtesë shënoi golin e vetëm për miqtë, shkruan A2.
Ndërkohë, Nottingham Forest mposhti 1-0 Manchester United, falë golit të Elanga.
Kjo fitore mban Nottingham në vendin e tretë, duke e bërë ekipin surprizë të kampionatit anglez edhe më të sigurtë në zonën Champions. (A2 Televizion)