Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione në kampionatin e futbollit të vajzave, i cili këtë sezon njësoj si në Kategorinë Superiore kishte të aplikuar formulën e 4 ekipeve më të mira që do të ndesheshin për vendin e parë.
Në finalen e zhvilluar ndaj Apolonisë në “Shtëpinë e Futbollit”, Vllaznia fitoi me rezultatin e thellë 4-0 duke siguruar trofeun e 11-të radhazi të titullit kampion të Shqipërisë në futbollin e vajzave.
Ndeshja finale u zhvillua edhe me sistemin VAR, ndërsa takimi foli vetëm për Vllazninë që brenda 5 minutave në pjesën e parë realizoi tre gola.
Ky ishte edicioni i 11-të radhazi që vajzat kuqeblu fitojnë titullin kampion të Shqipërisë në futbollin e vajzave.
Vllaznia e vajzave do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League. (A2 Televizion)