Atmosferë e çmendur në stadiumin “Monumental” nga tifozët e River Plate

Nga Dea Kozma
31 Tetor 2024, 14:06 | Futboll

Atmosferë e çmendur në stadiumin “Monumental” nga

Kupa Libertadores në Amerikën latine mund të mos ketë kualitetin e Champions në Europë, por dhuron spektakël të jashtëzakonshëm.

Kjo mbi të gjitha falë tifozerive dhe atmosferës së jashtëzakonshme që krijohen në stadiume. Ky ishte edhe rasti i ndeshjes së luajtur në impiantin “Monumental” të Buenos Aires në Argjentinë, shkruan A2.

Tifozët e River Plejt praktikisht i vunë flakën stadiumit përpara ndeshjes me brazilianët e Atletiko Mineiro. Përpara startit të gjysmëfinales, nga tribunat janë hedhur fishekzjarrë pa fund, duke krijuar idenë sikur stadiumi po digjej. Fatkeqësisht atmosfera nuk i mjaftoi River Plejt-it, që u ndal në barazim 0-0 dhe u eliminua pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.

A2 CNN Livestream

Latest Videos