“Babai më dërgoi të prisja dru në pyjet e Norvegjisë”, Haland befason stafin e City

Nga A2 CNN
20 Korrik 2024, 13:10 | Futboll

“Babai më dërgoi të prisja dru në pyjet e

Erling Haaland është rikthyer në bazën e Manchester City pas pushimeve verore, duke iu nënshtruar testeve mjekësore për të kuptuar se cila është gjendja e tij fizike në këtë fillim sezoni.

Të gjithë i panë fotot e Haland duke pushuar nga Marbeja në Ibiza, Kanë dhe ishullin e Kaprit këtë verë, por norvegjezi duket se ka pasur edhe një eksperiencë befasuese që e ka ndarë me stafin e City-t.

Sipas tij xhirot me jahtet luksoze në Evropë nga një plazh në tjetrin kanë qenë të shoqëruara edhe me “punë shtëpie”.

Halanda ka treguar se i ati e detyroi të shkonte në pyjet e Norvegjisë dhe të priste dru.

"Nuk kisha zgjidhje tjetër", dëgjohet të thotë bomberi nordik kur një anëtar i stafit i thotë se "është gjëja më tipike e Erling Haaland" që ka dëgjuar ndonjëherë, me sulmuesin që e korrigjon atë duke i thënë "më norvegjezja e mundshme". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos