Egnatia humb pjesët, Alen Sherri pranë tansferimit në Seria A

Nga A2 CNN
20 Korrik 2024, 11:03 | Futboll

Alen Sherri pritet të jetë portieri i radhës shqiptar që do të mbrojë portën e një klubi në Seria A. Portieri shkodran që u shpall kampion me Egantian në sezonin e kaluar të Superligës, është shumë pranë transferimit te klubi i Cagliarit.

Lajmin e konfirmon eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio, duke zbuluar edhe detaje nga marrëveshja e transferimit. Sherri do të jetë zëvendësuesi i Scuffet dhe Cagliari do të derdhë në arkat e klubit rrogozhinas rreth 500 mijë euro për të marrë shërbimet e tij.

27-vjeçari ka një karrierë të pasur në Superligë pasi ka mbrojtur portën e Vllaznisë, Laçit dhe Egnatias, duke grumbulluar mbi 200 paraqitje.  Portieri debutoi edhe me kombëtaren shqiptare në nëntor 2022 dhe synon të rifitojë besimin e Silvinjos falë paraqitjeve që mund të sigurojë me Cagliarin në Seria A.

Nëse largohet, Sherri do të jetë emri i dytë i rëndësishëm që lë Egnatian pas triumfit në Superligë, pasi ditën e djeshme u konfirmua transferimi i Melih Ibrahimoglu te Konyaspor për shifrën e 400 mijë eurove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos