Vllaznia u turpërua me 4 gola, Brdaric: Çfarë ndodhi sot, nuk duhet të ndodhë më

Nga Dea Kozma
19 Korrik 2024, 13:35 | Futboll

Vllaznia u turpërua me 4 gola, Brdaric: Çfarë ndodhi sot, nuk

Edhe Vllaznia i ka dhënë lamtumirën Conference League pasi u turpërua 4-0 në ndeshjen e kthimit nga Valur në Loro Borici.

Kuqëblutë edhe pse kishin ardhur me pritshmëri të larta pas barazimit 2-2 në transfertë, nuk rezultoi aspak e lehtë. Ekipi i Tomas Brdaric u shpërbë me dy gola të pësuar në vetëm 3 minuta pas dy gabimeve në prapavijë. Spektakli i islandezëve nuk u ndal me kaq dhe po në pjesën e parë, miqtë shënuan dhe golin e tretë duke vendosur kështu praktikisht fatin e ndeshjes. Edhe në fraksionin e dytë, kuqeblutë e kishin të vështirë të reagonin ndërsa Valur i dha dhe goditjen finale dhe mbylli takimin me rezultatin 4-0.

“Ne menduam se kishim avantazh që luanim në shtëpinë tonë. Por kur e fillon si e nisëm ne sot, pa agresivitet, pa mbajtje topi, vetëm top i gjatë… Në fillim nuk e kuptova planin tonë të ndeshjes, se si duam të luajmë futboll dhe nuk ndodhi asgjë nga ajo që kishim diskutuar në stërvitje. Këtë i thashë lojtarëve në fund të pjesës së parë.

Ndaj siç e thashë, çfarë ndodhi sot, nuk duhet të ndodhë më. Kjo është e papranueshme dhe ne duhet të shohim se çfarë shkoi keq sot. Merkato? Pas ndeshjes, të flasësh për përforcime, nuk është dita për këtë. Ndoshta duhen sjellë lojtarë të tjerë, duhet të ulemi bashkë në ditët e ardhshme që të shohim se me cilët lojtarë do të vazhdojmë këtë sezon dhe do të kemi mundësitë nëpërmjet skautimit që të afrojmë ndonjë lojtar në javët në vijim”, tha Tomas Brdaric. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos