Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, nuk ka arritur të kualifikohet për të tretin vit radhazi në fazën e “play-off”-it të Conference League.
Skuadra nga Suhareka u mund në Irlandën e Veriut nga FC Larne, pas serisë së penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-0 për Ballkanin, me golin e shënuar nga Hamidi, duke e çuar kështu takimin në shtesë, por as aty nuk pati gola të tjerë.
Nga penalltitë, heroi i vendasve ishte portieri Rohan Ferguson, i cili priti mjaft mirë dy goditjet e dardanëve dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 4-1. (A2 Televizion)