Igli Tare u zgjodh drejtor sportiv i Milanit, reagon vëllai i tij: Disa persona duhet t’i kursejnë hipokrizitë shqiptare

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 12:19 | Futboll

Igli Tare u zgjodh drejtor sportiv i Milanit, reagon vëllai i tij: Disa

Ditën e djeshme, Igli Tare u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit në Serie A, për të paktën 2 vitet që vijnë.

Lidhur me këtë zhvillim, ditën e sotme ka reaguar edhe vëllai i tij, Auron Tare, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, falënderon gjithë miqtë dhe shiptarët për urimet e sinqerta për Iglin.

Ai vijon më tej duke shkruar se historia e Igli Tares është frymëzim për çdo shqiptar që vendos ta provojë veten dhe fatij e tij kudo në botë, ku bashkëkombasit tanë punojnë e kontribuojnë, raporton A2 CNN.

Por në fund të shkrimit të tij, ai ndalet edhe të ato që i cilëson si ‘urime hipokrite’ nga eksponentë të lartë të politikës dhe futbollit shqiptar, të cilëve u kërkon që t’i ‘kursejnë’ ato.

Auroni vijon më tej duke shkruar se Shqipëria Futbollistike dhe ajo Politike nuk patën ndonjë dëshirë apo vullnet që ish-Drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin në ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit.

Reagimi i Auron Tares:

Duke Falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Iglit, të Babait dhe të mitë të cilët kanë dërguar mesazhe urimesh dhe mbështetje për një sprovë shumë të madhe që një shqiptar do të ndërmarrë në arenën botërore të Futbollit, më duhet ti them edhe  dy fjalë si një njeri që nuk e njeh futbollin dhe atë Italian në vecanti. 

Si një shqiptar ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që kanë shkruar që nga Zelanda e Re, Alaska, Kalifornia apo ndonje fshat i thellë këtu në Shqipëri edhe une jam shumë krenar që një shqiptar arrin një majë të tillë në karrierën e tij personale. Suksesi i Iglit duhet të frymëzojë cdo shqiptar që vendos të provojë veten dhe fatin e tij në botën e madhe ku sot jetojmë apo kontribuojmë. Urimet e sinqerta të shumë shqiptarëve i vleresoj shumë si një mbështetje me të vërtetë e sinqertë.  Por më duhet të them se sot në mëngjez lexova edhe disa urime thellësisht hipokrite.  Shqipëria Futbollistike dhe ajo Politike  nuk patën ndonjë deshirë apo vullnet  që ish Drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin  ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit.  Prandaj urime Iglit dhe na kurseni hipokrizitë shqiptare please. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos