Barcelona dhe Napoli do të luajnë ndeshjen e kthimit në Champions League. Supersfida në “Camp Nou” vlen për biletën në çerekfinale dhe të dy skuadrat nisen nga barazimi 1-1 i ndeshjes së parë.
Fakti që janë jashtë garës në kampionat dhe kupë, e bën këtë ndeshje tejet të rëndësishme për Barcelonën.
Gjithsesi katalanasit duhet të bëjnë llogaritë me emergjencën e mungesave. Trajneri Çavi shpreson të rikuperojë Rafinjën, teksa duket më i vështirë aktivizimi i Ferran Torres.
Kjo bën që zgjedhjet për formacionin të jenë të detyruara, ku lajmet e mira janë rikthimet e Araujo dhe Levandovskit.
Në anën tjetër, te Napoli kthehen Rrahmani dhe Olivera, ndërsa në mesfushë Traoré do të aktivizohet në vend të Zielinskit. Katalanasit kërkojnë kualifikimin në çerekfinale, për herë të parë prej vitit 2020. (A2 Televizion)