Barcelonën e shpëton 11-metërshi në sekondat e fundit

Nga A2 CNN
11 Mars 2026, 08:28 | Futboll

Barcelonën e shpëton 11-metërshi në sekondat e fundit

Newcastle dhe Barcelona barazuan 1-1 në ndeshjen e parë mes tyre, të vlefshme për raundin e 1/8-ve të Champions League.

Vendasit kaluan në avantazh me anë të Barnes në minutën e 86-të, pas një ndeshjeje ku krijuan shumë raste për shënim, por portieri i katalanasve shmangu golin.

Kur u mendua se dueli do të mbyllej me fitoren e vendasve, Dani Olmo fitoi një penallti pas ndërhyrjes së gabuar të mbrojtësit Tchaw, e cila u ekzekutua nga Lamine Yamal, shkruan A2.

Me këtë rezultat, gjithçka mbetet e hapur për në duelin e kthimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos