Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Nga Edi Ruçi
11 Mars 2026, 09:38 | Kronikë

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Një banesë private 4-katëshe është përfshirë nga flakët gjatë natës, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Zjarri ka rënë në katin e dytë, në kuzhinë, shkruan A2.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30. Sipas dyshimeve të para, mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të shkaktuara në dy dhoma të banesës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos