Champions/ Bayern turpëron Atalantën dhe vulos kalimin në çerekfinale

Nga A2 CNN
11 Mars 2026, 08:22 | Futboll

Champions/ Bayern turpëron Atalantën dhe vulos kalimin në

Bayern Munchen ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 në transfertë ndaj Atalantës, duke hipotekuar kalimin në çerekfinalet e Champions League.

Ekipi bavarez dominoi plotësisht sfidën dhe që pas 25 minutash e kishte vendosur në kasafortë atë, me golat e Stanisis, Olise dhe Gnabry, shkruan A2.

Atalanta me Gjimshitin në stol nuk pati forcën të reagonte përballë superfuqisë së gjermanëve.

Trajneri Palladino e aktivizoi kapitenin e Kombëtares sonë në pjesën e dytë, duke u përpjekur të ndalte “hemorragjinë” në prapavijë, por gjermanët shënuan përsëri me Jackson, Olise dhe Musiala, duke çuar shifrat në 6-0.

Goli i vetëm për ekipin italian u shënua nga Pasalic.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos