
Egnatia ka mposhtur Teutën 4-2 dhe ka mbyllur me fitore fazën e tretë të Kategorisë Superiore.
Kampionët në fuqi pësuan golin e pare nga Zhongo, ndërsa baraspesha u vendos nga Albanese, i cili tundi rrjetën e Selmanit pas një gabimi të këtij të fundit.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Adjesa përmbysi gjithçka për rrogozhinasit.
Në fillimin e pjesës së dytë, Maçolli riktheu baraspeshën nga penalltia. Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe tundën rrjetën me Buriç. Më pas miqtë u shtangën kur Kotobelli u ndëshkua me karton të kuq pasi nervat e tradhëtuan dhe gjithçka u vulos me penalltinë e Fernandos në të 93-ën.
Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 49 pikëve, 2 më pak se Vllaznia kryesuese.
(A2 Televizion)