“Si sulmon Shqipëria? Nuk e di në këtë botë dhe në tjetrën”! Ironia e Ilir Alliut: Shikoni dy ndeshjet me Serbinë, është fati i Silvinjos

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 11:57 | Futboll

Ilir Alliu, ish-lojtar i ekipit kombëtar, shprehu në "Mega Sport" nga Altin Sulçe në A2 CNN, rezerva për lojën sulmuese të Kombëtares. “Unë kam një tjetër mendim nga Rraklli, e mendoj ndryshe. Unë them se ky rezultat nuk është arritur nga Silvinjo, pra historia nuk është arritur nga Silvinjo, por nga lojtarët. Për mendimin tim, Silvinjo ka fatin që ka brezin më të mirë të lojtarëve në gjithë historinë e saj, pra të Shqipërisë. Kjo është arsyeja se përse ne kemi marrë rezultate.
Them këtë pasi kishim dy ndeshje me Serbinë, në shtëpi dhe jashtë. Në shtëpi, luanim përballë publikut tonë, kishim shumë raste, avantazh të madh dhe dalim barazim.

Pastaj i njëjti ekip, shkon dhe e rref Serbinë në Serbi. Unë mendoj se Shqipëria merr fitore rastësore, nuk merr fitore llogjike. Nëse do të fitonim këtu me Serbinë dhe do të barazonim atje, atëherë do të thoja po, kjo ishte sipas e një llogjike të pastër dhe e punës dhe planit të mirëmenduar nga ana e Silvinjos. Unë kam vetëm një pyetje për Rrakllin, si shkon Kombëtarja në sulm? Nuk ia gjej dot busullën, në këtë botë dhe në tjetrën, nuk e di sesi sulmon ekipi ynë kombëtar”, tha Alliu. / (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos