Partizani mposht Dinamon dhe i merr vendin në "Final Four"

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 08:17 | Futboll

Partizani mposht Dinamon dhe i merr vendin në "Final Four"

Për herë të parë në këtë sezon, Partizani ka hyrë në katërshen e parë të kampionatit.

Të kuqtë mundën Dinamon me rezultatin 2-0 dhe i morën vendin në "Final Four".

Në “Air Albania” u zhvillua një ndeshje me shumë raste në të dyja portat, shkruan A2. Por të kuqtë ishin shumë më efikasë në fazën sulmuese dhe pas një goli të parë të anuluar për pozicion jashtë loje, ia dolën të kalonin në avantazh falë Martinez, në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën, Dinamo tentoi të kthehej në lojë, por ishte përsëri Partizani që goditi me Doumbia, i cili dyfishoi shifrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos