
Bayern Munchen ka fituar 2-1 përballë PSG në Champions League, në një ndeshje emocionuese që i pati të gjitha.
Protagonisti absolut ishte Luis Diaz, i cili shënoi dy gola, por në fund të pjesës së parë një ndërhyrje e tij ndaj Hakimit solli të kuqin për sulmuesin kolumbian, shkruan A2.
PSG u hodh me të gjitha forcat në sulm në pjesën e dytë dhe francezët shkurtuan diferencën me anë të Joao Neves.
Por, Bayern arriti të rezistonte deri në fund, duke mposhtur kampionët e Europës në fuqi. (A2 Televizion)
