Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 17:24 | Futboll

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në Etihad, në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve.

Për sulmuesin norvegjez, i cili u transferua nga Dortmundi te City tre vite më parë, kjo ndeshje pritet të jetë plot emocione.

Në konferencën për shtyp para takimit, trajneri Pep Guardiola e vlerësoi Haalandin si një futbollist të nivelit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, për shkak të ndikimit të tij në lojën e ekipit.

Megjithatë, Haaland reagoi me thjeshtësi, duke qeshur dhe duke mohuar krahasimin: “Askush nuk mund t’u afrohet atyre. Unë jam thjesht një norvegjez që përpiqet të bëjë më të mirën dhe nuk jam i veçantë vetëm sepse shënoj gola,” tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos