Nju Jorku me kryebashkiak mysliman, fitorja historike e Mamdanit: Trump e di që po na sheh, rrit volumin

Nga Rosalba Bejdo
5 Nëntor 2025, 10:38 | Bota

Amerika befason sërish, ndërsa presidenti Donald Trump dështoi në testin e parë që kur rimori kontrollin e shtëpisë së bardhë 1 vit më herët. Demokratët dominuan në 3 gara të rëndësishme zgjedhore, duke prodhuar një gjeneratë të re liderësh dhe duke i dhënë të majtëve momentum, në prag të zgjedhjeve të kongresit vitin e ardhshëm.

Në qytetin e Nju Jorkut, demokrati socialist 34-vjeçar Zohran Mamdani, fitoi zgjedhjet për bashkinë, duke kulmuar kështu ngritjen meteorike, nga një ligjvënës anonim i shtetit në një prej figurave më popullore të demokratëve. Mamdani, me origjinë nga Uganda, bëhet i pari kryebashkiak mysliman i Nju Jorkut dhe më I riu në moshë në më shumë se një shekull që udhëheq qytetin më të madh në SHBA, ikonë te kapitalizmit. 

Mamdani ka premtuar të transformojë qeverisjen në Nju Jork, të rikthejë pushtetin tek klasa e mesme dhe te luftoje administratën e Trump. Në fjalimin e fitores ju drejtua drejtpërdrejtë presidentit, i cili e ka quajtur një komunist dhe është zotuar të kufizojë fondet federale për Nju Jorkun, nëse ai do të fitonte.

“Nëse dikush mund t'i tregojë një kombi të tradhtuar nga Donald Trump se si ta mposhtë atë, është qyteti ku ai lindi. Dhe nëse ka ndonjë mënyrë për të tmerruar një despot, është duke çmontuar pikërisht kushtet që i lejuan atij të grumbullonte pushtet. Pra, Donald Trump, meqenëse e di që po më shikon, kam katër fjalë për ty. Rrit volumin. Nju Jorku do të mbetet një qytet emigrantësh. Një qytet i ndërtuar nga emigrantët, i fuqizuar nga emigrantët. Dhe që nga sonte, i udhëhequr nga një emigrant. Më dëgjo, President Trump, kur e them këtë. Për të arritur tek ndonjëri prej nesh, do të duhet të na kaloni mbi të gjithë ne”, tha Zohrani, raporton A2 CNN.

Mamdani, që fitoi me një program për ta bërë Nju Jorkun më të përballueshëm, si transport falas dhe më shumë taksa pwr tw pasurit, mundi me diferencë prej 10 përqind, ish-guverantorin demokrat të nju Jorkut tani kandidat i pavarur, Andrew Cuomo, ndërsa republikani Curtis Sliëa u pozicionua i fundit.

Demokratët triumfuan edhe në Virxhinia dhe Nju Xhersi, ku votuesit zgjodhën për herë të parë dy gra si guvernatore, Abigail Spanberger, 46 vjeç dhe Mikie Sherrill 53 vjeç.  Deri më tani Virxhinia udhëhiqej nga republikanët. Presidenti amerikan pranoi disfatën në social truth, por tha se nuk ishte ai që garoi në këto zgjedhje ndërsa përmendi mbylljen e qeverisë si arsye tjetër për humbjen e republikanëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos