Vllaznia barazon me kampionët, por merr kreun

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 18:01 | Futboll

Vllaznia barazon me kampionët, por merr kreun

Finalistët e sezonit të kaluar, Egnatia dhe Vllaznia, prodhuan një tjetër ndeshje spektakolare këtë javë në Kategorinë Superiore, duke barazuar 2-2 në një përballje plot emocione, gola dhe tension.

Pjesa e parë foli për shkodranët, që në minutën e 43-të kaluan në avantazh me një gol të bukur nga Kallaku, pas një asisti perfekt të Kastratit. Pavarësisht rasteve të Egnatias, pjesa e parë u mbyll 0-1 për Vllazninë.

Në fraksionin e dytë, vendasit u hodhën në sulm dhe barazuan në minutën e 62-të me Jahajën, pas një reagimi të shpejtë në zonë. Por vetëm 14 minuta më vonë, në minutën e 76-të, Vllaznia fitoi penallti pas një ndërhyrjeje të ashpër të Fangajt, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Balaj ishte i saktë nga pika e bardhë, duke e çuar rezultatin në 1-2.

Megjithatë, Egnatia nuk u dorëzua. Në minutën e 86-të, Haime finalizoi një kombinim të bukur me Aleksin nga goditja e dënimit dhe vendosi baraspeshën 2-2, duke ndezur festën në stadium.

Pas javës së 10 Vllaznia ndan vendin e parë me 20 pikë me Elbasanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos