Kjo është gjendja e rrugës që lidh fshtatrat e dy njësive administrative Mamëz dhe Surroj në Bashkinë e Kukësit.
Prej vitesh, banorëve të disa fshatrave u premtohet ndërtimi i rrugës, por deri më tani nuk ka patur asnjë veprim konkret, shkruan A2.
Madje, banorët pretendojnë se rruga është financuar, por paratë kanë shkuar diku tjetër. Për këtë arsye, një përfaqësi e banorëve e kanë ngritur shqetësimin e tyre edhe në Këshillin Bashkiak të Kukësit.
Shqetësimi i banorëve ka gjetur edhe përkrahjen e anëtarëve të këshillit, të cilët kanë informuar mbi situatën dhe kanë bërë apel për investime.
Në pamundësi për ta përballuar vetë koston e ndërtimit të kësaj rruge, bashkia i është drejtuar me një kërkesë për financim Fondit Shqiptar të Zhvillimit. (A2 Televizion)
