Bayern zyrtarizon trajnerin e ri

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 17:15 | Futboll

Bayern zyrtarizon trajnerin e ri

Bayern Munchen ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit. Drejtuesit e klubit më të madh gjerman kanë vendosur të caktojnë në krye të pankinës belgun Vincent Kompany.

Ish-futbollisti i Manchester City, i cili këtë sezon ra nga kategoria me Burnley në Angli, do të zëvendësojë kështu gjermanin Tomas Tuchel, i cili nuk fitoi asnjë trofe me bavarezët këtë sezon, gjë që nuk ndodhte nga viti 2012.

Vincent Kompany ka firmosur me Bayern deri në vitin 2027. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos