"Bërtita aq shumë sa m'u morën mendtë", heroi i Interit shpjegon emocionet e golit të fitores

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 08:29 | Futboll

"Bërtita aq shumë sa m'u morën mendtë", heroi

Davide Frattesi ishte ai që shënoi golin vendimtar për kualifikimin e Interit në finalen e Champions League, në fitoren 4-3 ndaj Barcelonës.

“Nuk e di se çfarë ndodhi. Di që kam festuar shumë dhe si i çmendur. Bërtita aq shumë, sa m’u morën mendtë. Shikoja vetëm zi. Për fat, ia dola të vazhdoja. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme si skuadër. Fitorja është për të gjithë tifozët dhe për të gjithë stafin”, tha Frattesi pas ndeshjes, shkruan A2.

"Pas Bayern Munchen, mendoja që nuk do të përjetonim dot ndeshje me kaq shumë emocione. Por, kjo është e bukura e futbollit. Nuk duam që të ndalemi me kaq", shtoi mesfushori italian.

Frattesi pranoi se nuk e besonte kurrë që Interi do të fitonte pasi pësoi golin e tretë dhe ndeshja ishte 3-2 për katalanasit.

"Nuk besoja që do të fitonim kur u barazuam dhe kur na përmbysën. Pastaj, kur shënuam golin e tretë, i thashë Thuramit që këtë ndeshje do ta fitonim ne dhe do të shkonim në finale", theksoi Davide Frattesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos